Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një grua shtatzënë në QKUK, ishte e infektuar me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Përveç 21-vjeçares nga Prishtina, sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me COVID-19.

Mbi artikull

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila tha se pacientja e dytë që vdiq në orët e para të mëngjesit ishte një grua shtatzënë 41-vjeçare.

Qyqalla tha se të dyja pacientet kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore.Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]