Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një person në Gjilan, u rrotullua me traktor

nga Revista Kosovarja

Një burrë nga Gjilani ka vdekur pasi është rrotulluar me traktorin e tij.

Mbi artikull

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Shurdhan të Gjilanit, mesditën e së hënës.

Viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrotulluar. Si pasojë e kësaj, ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Shurdhan, Gjilan 26.10.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]