Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një person në Kamenicë, ishte rrokullisur me traktor

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur një person në fshatin Ruboc të Kamenicës, ndërsa Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Mbi artikull

Ai derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]