Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në autostradën “Arbën Xhaferi”

nga Revista Kosovarja

Në aksidentin e djeshëm në autostradën “Arbën Xhaferi” ka mbetur i vdekur një person. Policia tha se orës 00:10, është konfirmuar se njëri nga të lënduarit ka vdekur në QKUK.

Mbi artikull

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtim Lipjan-Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë.

Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion.

Moneytizer Paragrafi 4

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Autostrada Arber Xhaferi, Lipjan-Prishtinë 29.08.2020 – 17:55. Është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion.