Një person nga Podujeva ka humbur jetën, pasi mori lëndime të rënda derisa po priste dru në një mal, raportojnë mediat lokale.
Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Podujevës.
Portali ka kontaktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje. /Llapi.info