Sot rreth orës 13:30, një burrë 50-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka shtuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50-vjeçar”.
Tutje, ai ka treguar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.