Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një punëtorë në vendin e punës në Ferizaj- Rrëzohet nga mjeti i punës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën paradite në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar, pasi një autovinç është rrëzuar gjatë punës.

Mbi artikull

Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2025, rreth orës 11:45, ndërsa sipas raportit zyrtar:

“Raportohet se dy viktimat m/k, derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti është në hetime.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]