Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes Pierre Cardin

nga Revista Kosovarja

Dizajneri francez, Pierre Cardin, ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Dizajneri francez, Pierre Cardin vdiq në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, tha familja e tij, shkruan Deutsche Welle.

Ai u njoh për përcaktimin e epokës së modës gjatë 1960 dhe 1970.

Dizajneri vdiq të martën në një spital në Neuilly, në moshën 98 vjeçare, tregoi familja e tij në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP.

Moneytizer Paragrafi 4

Cardin lindi në Itali më 1922, por emigroi në Francë si fëmijë.

Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës më 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një perandori globale të biznesit.

Ai u përshëndet për krijimet e tij vizionare të tilla si stilet futuriste të frymëzuara nga Space-Age për të cilat ai ishte i mirënjohur në vitet 1960 dhe 1970.

Pierre Cardin ishte gjithashtu meritor për sjelljen e rrobave me stil për masat, duke popullarizuar pulovërin për burra dhe rrobat e trupit për gratë.

Akademia e Arteve të Bukura të Francës konfirmoi vdekjen e Cardin në një tweet, duke shtuar se anëtarët e akademisë janë “shumë të trishtuar”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]