Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes punëtorja e Radio Plusit

nga Revista Kosovarja

Radio Plus njofton për vdekjen e punëtores së tyre, Donika Restelica. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

“Me dhimbje të thellë e kemi marrë lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë. Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e marketingut të tregohej e afërm me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e mediumit.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj.

Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtoret që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]