Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdesin tetë të rinj të moshës 19 vjeçare natën e Vitit të Ri

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Posusje të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mbi artikull

Tetë të rinj vdiqën në rrethana ende të dyshimta në natën e Vitit të Ri.

Sot pritet që të filloj autopsia, për të zbuluar më shumë se cili ka qenë shkaku I vdekjes së tetë të rinjve. Ata ishin duke festuar në një vilë.

Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore dhe Prokuroria thanë se tani për tani gjithçka tregon se vdekja ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan Ivan Miličević, Stipe Romić, Mirela Rezo , Žana Pavković, Mia Soldo, Stipe Pavković, Marija Pavković dhe Stjepan Jukić, të gjithë të lindur në 2001.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë inspektimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur, dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, të mbytnin tetë të rinj./Indeksonline/