Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Veliaj: Thaçi e Veseli heronjë të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, që pasuan pas propozimit për ngritje të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga ana e Prokurorisë Speciale.

Mbi artikull

Veliaj në një postim në Twitter, i ka quajtur heronj Thaçin e Veselin derisa ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet, ashtu siç nuk mund të harrohet lufta çlirimtare për liri.

“Historia e Kosoves s’mund te ndryshohet. Ashtu si nuk mund te harrohet lufta clirimtare dhe heronjte e saj, nga drejtuesit Hashim Thaci, Veseli e Haradinaj e duke vazhduar me çdo burre e grua qe luftoi per te shpetuar Kosoven nga masakrat e Milloshevicit dhe bandes se tij”, ka shkruar Veliaj.

Kujtojmë se për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit përveç në Kosovë, ka pasur shumë reagime edhe në Shqipëri. /Reporteri

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]