Tregut tonë muzikor sapo i është shtuar edhe një projekt i ri mjaftë i bukur e me ritëm që të lëvizë nga vendi.
Kënga “Dashnore”, e kënduar nga vëlla e motër, Leutrim e Leunora, do tiu bëjë për vete sapo ta dëgjoni.
Kënga është produkt muzikor i Floriant Salihu, me tekst nga Jetmir Saluhu, incizuar në studion FlowMusic.
Kjo këngë vjen me logon e produksionit të madh “Arboni”.
Ndryshe, Lëutrim e Leunora Llozani janë nga qyteti i Dardanes, kanë filluar të merren me muzikë që në moshë të re, kanë kryer Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe tashmë janë mësimdhënës të muzikës. Dëgjoni “Dashnoren”.
/Kosovarja/
