fbpx

Vëllai në Prishtinë e bën motrën për spital

nga Revista Kosovarja

Një mashkull në Prishtinë ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]