fbpx

Vëllai rrah vëllain në Malishevë, viktima frikësohet të kthehet në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:00 në Malishevë, një person ka raportuar se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë.

Pas tretmanit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, sipas policisë, viktima ka refuzuar të kthehet në shtëpi pasi është ndjerë i rrezikuar.

“Malishevë 12.04.2021-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]