Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix brenda shtëpisë së famshme “Big Brodher VIP”, është duke u komentuar mjaft shumë duke qenë në krye të mediave rozë.
Derisa ditën e 28 nëntorit dyshja bënë edhe dush së bashku e që u ngacmuan edhe nga banorët tjerë të cilët po i mbështesin dhe po iu thonë se shkojnë shumë bashkë, shkruan “Kosovarja”.
Mbrëmjen e kaluar, para se të flinte gjumë, moderatori Veshaj nuk hezitoi të shkonte tek krevati i Beatrix, të cilën e puthi në qafë dhe i tha “natën shpirti”.
Kujtojmë se, në një bisedë me Einxhel Shkirën, aktori i ka pranuar se ka pëlqim ndaj këngëtares Ramosaj.
Por, çfarë do të ndodh mes dyshes dhe si do ta emërojnë afrimitetin e tyre mbetet të shihet ditët në vijim.