Vëllezërit Mziu janë ndër vëllezërit më të famshëm të estradës shqiptare.
Ata në një intervistë në ‘Weekend’ në Klan Kosova kanë rrëfyer gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e tyre.
Ndër tjerash vëllezërit zbuluan se bashkëshortet e tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe të sinqertë me njëra-tjetrën, duke e cilësuar këtë si një bekim për familjet e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Për më tepër, ata surprizuan publikun me një gjest romantik, ku i kushtuan disa vargje nuseve të tyre përmes këngës “Nuse du me të pas, nuse në krahun tim, përqafoj me mall ty o shpirti im”.
