Grupi i njohur i muzikës shqiptare popullore, vëllezërit Mziu, e kanë lavdëruar vendin e tyre Kosovën.
Të ftuar në “Kanal 10”, ata e cilësuan Kosovën si vendin më të mirë në botë, shkruan “Kosovarja”.
Ata u shprehen se nuk e ndërrojnë Kosovën as me Zvicrën për jetesë.
“Ma mirë se në Kosovë nuk ka kërkun, në krejt botën. Ne shkojmë në Zvicër për koncerte, por më shumë rrimë në Kosovë. Kosovën nuk e ndërrojnmë me asgjë. Vend ma të mirë nuk ki në krejt botën. Njerëzit ambienti. Mesi i botës është Kosova, nëse nuk besoni matne”, thanë ata.