Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vendi i parë në botë që rihapet plotësisht pas pandemisë

nga Revista Kosovarja

Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë, duke nisur nga baret dhe restorantet, parqet apo pishinat.

Mbi artikull

Autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.

Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik. 1 milionë qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht. Nga e premtja e 15 majit, edhe Nju Sauth Uells do të rihapë bare e kafene si dhe do të lejojë 5 persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.

Moneytizer Paragrafi 4

Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]