Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vendoset edhe një barrikadë në drejtim të Zveçanit

nga Revista Kosovarja

Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Mbi artikull

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.Sipas tyre, edhe një barrikadë e re është vendosur gjatë natës në lagjen Berxhane e cila shpie për në Zvecan.

“Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave. Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]