Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vendoset të hapet mision diplomatik në Izrael

nga Revista Kosovarja

Kryeministri, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla vendosën që të dërgojnë mision diplomatik në Izrael.

Gjatë takimit të kryeministrit me Haradinaj-Stublla u dha pëlqimi për dërgimin e këkesës tek presidenti për hapjen e misionit diplomatik, raporton Gazeta Blic.Kryeministri thotë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së Washingonit

Ky është njoftimi i plotë i Kryeministrisë:Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]