fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vera Qollaku, shqiptarja e suksesshme në Zvicër që e ka mision të bukurën

nga Revista Kosovarja
1 vit më parë
në Intervista
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Vera Qollaku është zonja e suksesshme e fushës së bukurisë, që kryen shumë shërbime profesionale me pasion, dashuri dhe delikatesë të madhe.

Vera prej vitesh e jeton ëndrrën e dikurshme për të qenë kjo që është sot.

Për punën dhe të arriturat flet me zemër dhe thotë se në rrugën e suksesit nuk mund ta ndalë asgjë.

Beautynailsvera.ch është brendi dhe firma e saj me emër në Zvicër.

Për historinë e Verës shkruajmë në “Kosovare”…

Verë, njiheni si femër e suksesshme. Na fol pak për storien tënde të suksesit?
– Para shumë vitesh kam filluar të punoj fillimisht në shtëpinë time, sepse isha nënë e tre fëmijëve, kurse dëshirën për punë e kisha të madhe. Por, nuk doja assesi që familja dhe fëmijët e mi të mbeteshin anash.

Tani kam sallonin tim në Cyrih të Zvicrës, që është shtëpia ime e dytë, e ku klientet e mija ndihen tejet komod me shërbimet që ofrohen dhe realizohen aty.

Çfarë të ka ndihmuar të jesh kjo që je sot?
– Më ka ndihmuar shumë vullneti dhe dëshira e madhe për t’i bërë vajzat, nënat, gratë, që të duken sa më të bukura dhe të ndihen të lumtura me pamjen e tyre. Ky është mision…

Sa sfiduese ka qenë rruga drejt të pasurit sukses?
– E vërteta është se nuk mund të them që ka qenë e lehtë dhe pa sfida. Asnjëherë nuk jam ndal drejt realizimit personal e profesional dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë, pasi profesionin tim e kam në zemër. Dhe, kur diçka e do me zemër, atëherë nuk të ndalë gjë…

Kush është personi që të ka bërë të besosh që ti mund t’ia dalësh?
– Lirisht mund të them se vetvetja, pasi një njeri që ka vetëbesim në vete dhe arritjen e qëllimeve, kurrë nuk do t’i mungojë suksesi, madje nëse lufton fort do ta ketë atë gjithmonë të garantuar.

Tingëllon edhe si mesazh për femrat dhe njerëzit në përgjithësi, apo?
– Po, sepse kjo është e vërteta e madhe e rrugës sfiduese për t’ia dalë mbanë dhe për t’u përmbushur në të gjitha aspektet. Njerëzit duhet ta duan dhe të luftojnë fort për gjërat që duan t’i arrijnë në jetë.

Verë, a mund të na flasësh për sallonin dhe shërbimet që ofron?
– Në beautynailsvera.ch ofrohen shërbime të ndryshme profesionale nga fusha e bukurisë, si microblading nga PhiAcademy, henna brows, browslifting, wimpernverlwngerung prej 1:1 technik deri te rusian volume, thonj, wimpernlifting, hairextensions, pedikyr&spa, si dhe trajnime për thonj dhe për qerpikë.

Ju trajnoni edhe studente, a?
– Mbaj kurse për qerpikë, që nga kurset bazë e deri tek volumi. Gjithashtu, mbaj kurse intensive për thonj. Studentet të cilat certifikohen nga beautynailsvera.ch kanë mundësinë tre muaj të praktikojnë te studioja ime, sepse synimi im është arritja dhe suksesi maksimal i studenteve që aftësohen te unë.

Ju, personalisht, ku jeni shkolluar e trajnuar?
– Jam shkolluar dhe diplomuar në Zvicër, por edhe jashtë vendit. Vazhdoj të marrë pjesë në trajnime të ndryshme, sepse faza e të mësuarit të teknikave të reja dhe avancimit profesional nuk mbaron asnjëherë.

Keni edhe produktin tuaj të personalizuar, që është për mirëmbajtjen e qerpikëve? Ç’thua për këtë?
– Kam produktin tim të parin dhe të vetmin për momentin. Quhet “Beautynailsvera
Eyelash foam cleanser”, i cili është për mirëmbajtjen e qerpikëve extensions.

Në vijim pritet të vijnë edhe projekte të tjera, që për momentin po i mbaj sekret.

Risia e fundit në beautynailsvera.ch?
– Është Microblading, që më ka hyrë shumë në zemër dhe e bëj me kënaqësi të veçantë. Për Microblading kam përfunduar akademinë më të madhe në botë për këtë drejtim, PhiAcademy.

Je shqiptare e suksesshme larg vendlindjes. E ndjen si sukses të madh këtë gjë?
– E rëndësishme është që çdo gjë që e kam arritur, ka qenë me shumë mund, përkushtim dhe dashuri. Nuk ka rëndësi vendi.
Njëjtë do të veproja edhe sikur të isha në vendlindje…

Dukeni shumë bukur. Sa investoni në paraqitjen e jashtme?
– Pasi i takoj botës së të bukurës, e kuptueshme që nuk e lë veten pas dore. Ne, profesionistet e kësaj fushe, jemi pasqyra e rinisë, andaj përpiqem të jem shembull i mirë për vajzat dhe femrat kudo që ndodhen.

Pasioni juaj?
– Puna, kuzhina, shëtitjet.

Vendi që gjithmonë kthehesh me qejf?
– Aty ku është familja e gjej qetësinë…

N. N. /Kosovarja/


Etiketa: ZvicerVera Qollaku

POSTIME TË NGJASHME

Intervista

Ushtrimet që duhet t’i bëjmë dhe gjërat që duhet ngrënë në syfyr e iftar sipas trajnerit Engjëll Maliqi

6 muaj më parë
Showbiz

Rikthehet Angelina Shala për të vërtetat që nuk u thanë

7 muaj më parë
Showbiz

Ardiana Dili, ylli i muzikës që këndon me zemër

7 muaj më parë
Showbiz

Ç’tha Juliana Nura- Xhuli para se të hyjë në shtëpinë BBV Kosova?

9 muaj më parë
Intervista

Arlind Beqiri i njohur si sozia e Sabri Fejzullahut vjen me këngë në gjuhën turke

12 muaj më parë
Intervista

Ledi Vokshin sfidat e bënë të pandalshme

12 muaj më parë
Postimi tjetër

Shpëtoi motër e vëlla nga Kosova në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit probleme me frymëmarrjen

A janë të kombinueshëm Virgjëresha dhe Bricjapi në një marrëdhënie?

Një i vdekur dhe 519 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Arbana bëhet nostalgjike për momentet me Xhemi Shehun

5 minuta më parë

Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku...

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri erdhi nga Vuçiqi

12 minuta më parë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se hedhja e granatës ushtarake e dorës nga ‘grupet kriminale’ nuk mund të...

Figura që zgjidhni zbulon çfarë ju shqetëson, gjithçka për tiparet e personalitetit tuaj

14 minuta më parë

Xhungla është një vend me diversitet të jashtëzakonshëm, që rezonon me dridhjet e jetës në të gjitha format e saj....

Estetistja 21-vjeçare vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit

17 minuta më parë

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik, njofton “La Repubblica”. Autopsia...

I shfaqet foto e Duas në program, ky është reagimi i Rita Orës

22 minuta më parë

Prej kohësh është përfolur se Rita dhe Dua nuk gëzojnë raporte të mira. Ndonëse nuk shihen kurrë bashkë dhe nuk...

‘Ku e ke burrin, s’po t’shohum kurrë me të’. Kështu përgjigjet Blerina Rugova

53 minuta më parë

Kreatorja e njohur Blerina Rugova është tejet aktive në mediat sociale. Ajo para disa orësh ka realizuar në ‘Instagram’’ rubrikën...

MË TË LEXUARAT

Tayna imiton këngëtaren me famë botërore

Filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin “Në kuadër të dashurisë” publikohet së shpejti

Haziri: Gjilani ka mbetur pa kryetar tash e dy vite, po e rrezikojnë progresin e arritur në kohën e LDK-së

Ja pse duhet ta nisni ditën tuaj me një gote ujë te ngrohte

Publikohe një pjesë e këngës nga bashkëpunimi i radhës së Ylli Limanit

A po përgatitet Serbia për një luftë të re në Ballkan? Ja çfarë thonë mediat gjermane dhe çfarë thonë në Beograd

Getoar Selimi publikon momente të ëmbla me familjen e tij

Nëna në Prishtinë e çon djalin në Polici, thotë se është përdorues i drogës dhe agresiv

Jori Delli shfaqet elegante përkrah partnerit të ri Fred De Palma

Edicioni joshës i femrës më tërheqëse në botë, Ashley Graham vë hiret në plan të parë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist