Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vesa Luma: Përditë po shoh lokale plot, festa e fushata, duroni edhe pak!

nga Revista Kosovarja

Për dy ditë, dy aktorë të njohur shqiptarë humben jetën nga virusi COVID-19.

Mbi artikull

Aktori shqiptar nga Maqedonia, Luran Ahmet, u nda nga jeta të martën, teksa vetëm një ditë më pas, coronavirusi i mori jetën edhe humoristit të njohur, Rasim Thaçi – Cimës.

Teksa shprehu ngushëllime në formë publike për dy artistë tashmë në amshim, këngëtarja Vesa Luma tregoi edhe shqetësimin e madh që po ndjen me rastet e vdekjes gjithmonë e në rritje nga COVID-19.

Moneytizer Paragrafi 4

Në një status të publikuar në InstaStory, Vesa ka shkruar se po sheh çdo ditë njerëz që në rrjetet sociale tregojnë festat e tyre në lokalet e mbushura të Prishtinës.

Ajo bën thirrje për vetëpërmbajte në këtë kohë krize, duke marrë shembull veten, pasi prej gati dy vitesh nuk ka udhëtuar fare nga Zelanda e Re për të takuar familjarët e saj, duke mos dashura t’ua rrezikojë jetën.

“Për ditë e më shumë po shuhen jetët e njerëzve nga versioni agresiv i COVID-19 që po qarkullon në Kosovë! Po shoh në Instagram lokale plot, festa, e mbledhi qysh nga fushata e tutje…Ne gjithmonë kemi qenë të durueshëm…hajde po durojmë edhe pak ju lutem…të gjithë po bëjmë sakrificat tona! Edhe unë kam mall t’ja ndij erën nanës time që ka kaluar një vjet e sa që është mbyllur në shtëpi dhe po duroj pa e parë tash e gati dy vjet, që mos ta rrezikoj në asnjë formë! Të rinjtë e kemi në dorë ta zbusim situatën”, ka shkruar Vesa Luma në InstaStory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]