Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vesa Luma shkel më në fund Shqipërinë pas 2 vitesh

nga Revista Kosovarja

Pas 2 vitesh të gjata pritje, të mbushura me shumë mall, Vesa Luma ka mbërritur më në fund në Shqipëri. Ajo u nis në një udhëtim prej 31 orësh së bashku me djalin, Lianin, nga Zelanda e Re drejt Tiranës.

Mbi artikull

Këngëtarja ka treguar se gjatë 12 orëshit të parë të udhëtimit ka hidratuar lëkurën bashkë me Lianin për t’u relaksuar dhe për të marrë me qetësi rrugën e gjatë. Ajo ka publikuar dhe një foto të Lianit dhe ka treguar se i vogli e ka përballuar udhëtimin në formën më të mirë të mundshme.

22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkruan ajo përkrah fotos së vogëlushit.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas ata të dy janë përballur me ndryshimin drastik të temperaturave duke kaluar në -1 gradë celsius në të ngrohtin ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve këto kohë.

Me të mbërritur në Shqipëri ajo ka publikuar një video nga dritarja e avionit, ku shprehet e emocionuar që më në fund shkel në vendin e saj pas dy viteve.

Ajo nuk ka lënë rast pa treguar se e ndjen në maksimum mungesën e Shqipërisë, Kosovës dhe miqve e familjarëve të saj. Megjithatë e rëndësishme është që aktualisht ndodhet në atdhe dhe mund të takohet e ç’mallet me të gjithë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]