‘Prime-n’ e djeshëm Romeo Veshaj është “sulmuar” nga shumica e banorëve të shtëpisë së BBV, reagime të shumta kanë ardhur jashtë formatit si nga disa ish-banorë dhe jo vetëm.
Ka qenë Sara Gjordeni e para e cila ka krahasuar sulmi që i bëhet Romeos me presionin që ajo kishte sa herë ‘hapte gojën’.
E pak momente pas saj, ka reaguar dhe Vesa Smolica e cila nëpërmjet një postimi në Instastory është shprehur se ka qenë pranë Romeos për t’ja larguar personat që e dobësojnë.