Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Veseli: Edhe kjo qeveri e ka të trashëguar virusin e mashtrimit të Qeverisë Kurti

nga Revista Kosovarja

Duke përdorur si simbolikë vizitën tek shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, Kadri Veseli, ka deklaruar se ka filluar punën qysh tani për ta larguar nga pushteti qeverinë e Avdullah Hotit, njëjtë siç u largua qeveria e Albin Kurtit.

“Nga sot nisim punën për largimin e qeverive të mashtrimit dhe kthimin e PDK-së në krye të shtetit”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij në Prizren.

Veseli premton se “do t’i mbroj qytetarët dhe Kosovën nga mashtrimi, ndërsa asnjëherë nuk do t’i ikë përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare”.

Sipas tij, qeveria e Hotit dallon fare pak nga ajo e Kurtit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Qeveria Hoti e ka të trashëguar virusin e mashtrimit të Qeverisë Kurti”.

Duke bërë lojë fjalësh, kryetari i PDK-së, shtoi se “do ta ndalë këtë pandemi politike”.

“Nuk mund t’i pranojmë mashtrimet e atyre që premtojnë shumë dhe dështojnë gjithçka”./Insajderi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]