Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Veseli: Ku është Amerika duhet të jemi edhe ne

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike e Kosovës mbështet takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Washington me ftesë të emisarit të Donald Trump, Richard Grenell.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë që drejton Kadri Veseli, duke thënë se “aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë edhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Avni Bytyçi ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë vendi duhet të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shtuar se nuk duhet ikur përgjegjësisë siç kishte bërë lideri i VV-së, Albin Kurti.

“Sa i përket ftesës për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i njohur dhe është bërë i ditur në vazhdimësi nga kryetari z. Kadri Veseli. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi deri sot. Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe institucionet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë. E kanë për detyrë t’i mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish-qeveria Kurti”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky qëndrim i PDK-së pro takimit në Washington vjen pas thirrjeve të shumta të kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, për krijimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. /Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]