Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetaksident me fatalitet në Podujevë, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gërdoc të Podujevës.

Mbi artikull

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.

“Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]