Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetaksidentohet në autostradën Mazgit–Prishtinë, humb jetën shoferi i kamionit

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin afër autostradës, në Mazgit, ku u rrokullis një kamion.

Mbi artikull

Si pasojë ka vdekur shoferi i kamionit.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës,

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, si pasojë e këtij vetaksidenti, drejtuesi i kamionit ka humbur jetën. “Vdekjen e drejtuesit të kamionit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]