Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetëm gjatë 24 orëve tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Përderisa Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, dhuna në familje ka pësuar rritje.

Mbi artikull

Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit në vend në rajonin e Prishtinës pati tri raste të dhunës në familje.

Lidhur me këtë ditë më parë pati reaguar edhe Policia e COVIDKosovës si dhe udhëheqësit e institucioneve publike të cilët kërkuan që të raportohen rastet e dhunës.

Tri rastet e fundit në rajonin e Prishtinës:

Moneytizer Paragrafi 4

Prishtinë 19.04.2020-13:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti. Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Prishtinë 19.04.2020-18:30.Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nenën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 19.04.2020-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]