fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

H. pylori ose Helikobakteri pylori është një baktere e cila shkakton infeksion në stomak. Ky infeksion zakonisht çon në simptoma të ndryshme si të përziera, vjellje, gromësirë, fryrje, gastrit dhe dhimbje stomaku. Kjo baktere shkakton inflamacion kronik që mund të pengojë funksionin e sistemit të tretjes dhe traktit gastrointestinal dhe të çojë në ankth të stomakut. Vlerësohet se bakteria Helikobakter pylori prekë 66% të popullsisë botërore.

Përqindja është edhe më e lartë në vendet në zhvillim, ku H. Pylori prekë më shumë se 80% të të rriturve dhe 10% të fëmijëve. Nëse helikobakteri “lulëzon” në trupin tuaj, keni 6 herë më shumë gjasa që të zhvilloni kancer në stomak. Ky bakter mund të çojë edhe në probleme serioze të tretjes, si gastrit dhe ulcera peptike, transmeton pergatit.com.

Kur është fjala për trajtimin e këtij infeksioni, shumica e njerëzve mbështeten tek trajtimet kontroverse. Duhet ta dini se këto trajtime, në shumicën e rasteve, nuk eliminojnë bakteren tërësisht, mund të ndikojnë në bakteret e mira dhe për më keq, mund të përjetoni efekte anësore. Kështu, provoni këto metoda natyrale për të trajtuar dhe parandaluar infeksionin e Helikobakter pylorit. Këto janë mënyrat natyrale për të eliminuar bakteren Helikobakter pylori:

Mjalti
Mjalti përdoret për shumë arsye. Ajo ka veti antibakteriale dhe trajton me sukses shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Ekspertët thonë se përdorimi i mjaltit shkurton kohën e trajtimit. Për të eliminuar këtë bakter të keq, konsumoni një lugë gjelle mjaltë në mëngjes, para ushqimit. Mund të përgatitni edhe tost me mjaltë që ta hani për mëngjes.

Lëngu i boronicës së kuqe
Lëngu i boronicës së kuqe është një nga mënyrat natyrale më efektive për çdo infeksion në traktin urinar ose gastrointestinal. Kjo për shkak të sasisë së madhe të përbërësve antibakterial që ky frut ka. Lëngu njihet për efektin e tij shkatërrues të kësaj baktere. Ky lëng e bën më të vështirë që kjo baktere të kolonizojë stomakun. Madje mund të promovojë eliminimin e bakteres përmes urinimit.

Farat e zeza (Nigella sativa)
Farat e zeza kanë shumë përfitime shëndetësore. Veçanërisht ato janë shumë të dobishme kundër infeksioneve të H. pylori. Sipas një studimi të vitit 2010, njerëzit me H. pylori që konsumuan 2gr fara të zeza në ditë, përjetuan rezultate më të mira se njerëzit që përdorën terapitë e zakonshme.

Çaji i gjelbër
Është vërtetuar shkencërisht se çaji i gjelbër mund të vrasë dhe ngadalësojë rritjen e bakterit Helikobakter. Është dëshmuar se pirja e çajit të gjelbër para ndonjë infeksioni mund të parandalojë inflamacionin e stomakut, kurse pirja e çajit përderisa e keni infeksionin mund të reduktojë dukshëm ashpërsinë e infeksionit.

Hudhra
Hudhra ka veti shumë të forta antibiotike dhe antiinflamatore. Për të vrarë Helikobakterin, duhet ta hani atë gatuar ose të pagatuar. Sipas një studimi, njerëzit me Helikobakter të cilët kishin ngrënë dy thelpinj hudhër me ushqim gjatë drekës dhe darkës, përjetuan një reduktim më të madh të Helikobakterit.

Brokoli
Brokoli përmban sulforafan, një përbërës që është shumë efektiv kundër Helikobakterit. Studimet laboratorike tregojnë se mund të reduktojë inflamacionin dhe të zvogëlojë praninë e bakteres në stomak. Studimet e tjera të kryera mbi këtë bakter, tregojnë se brokoli mund të luftojë Helikobakterin dhe të përmirësojë sistemin kardiovaskular.

Këshillë shtesë për ata që tashmë e kanë Helikobakterin: Qëndroni larg turshive, ushqimeve me erëza, pijeve të gazuara, kafeinës dhe ‘kornfleksave’ me fibra të ulëta.


Etiketa: helikobakteri

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Po, duhet të pini ujë me stomakun bosh

9 orë më parë
Shendetesi

Kur ndiheni ‘të fryrë’ pa arsye, konsumoni një nga këto ushqime

9 orë më parë
Shendetesi

Një lugë lëng limoni çdo ditë për të ulur kolesterolin e lartë

22 orë më parë
Shendetesi

Ilaçi i HIV mund të ofrojë ‘ndërhyrje të hershme’ për humbjen e hershme të kujtesës

1 ditë më parë
Shendetesi

Shtatë shenja që tregojnë se presioni juaj i gjakut është ‘jashtëzakonisht’ i lartë

1 ditë më parë
Shendetesi

A e dini se edhe sytë digjen nga dielli?

1 ditë më parë
Postimi tjetër

Liridon Krasniqi fejohet me bukuroshen Pejane

Ishte biseksuale dhe e tradhtoi me një femër, ylli i futbollit Jaryd thotë se deshi të vrasë veten pas ndarjes nga ish – partnerja

Gjakovarja tregohet e pamëshirshme, e bën për spital nënën e saj

TË FUNDIT

Makarona me mish të grirë

4 minuta më parë

Padyshim që Italia është atdheu i makaronave. Spaghetti-it e famshme me shijen e tyre tunduese kanë magjepsur gjithë botën. E...

Bonarti ndanë imazhet më të mira me Festën

19 minuta më parë

Bonart Ajvazi është menaxheri i këngëtarit të njohur, Yll Limanit. Ai më herët nuk ka qenë i përfolur në mediat...

Bertan Asllani dhe mustaqet e tij

34 minuta më parë

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani tashmë që një kohë është pjesë e kinematografisë turke. Madje, edhe paraqitja e jashtme e tij...

Arbana Osmani vazhdon të postojë imazhe nga pushimet luksoze

48 minuta më parë

Arabana Osmani para pak ditësh filloi pushimet në Greqi, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo nga atje po sjell imazhe...

Pse nuk duhet të pimë ujë çezme?

1 orë më parë

Shumë prej nesh kanë dëgjuar se nuk duhet të pimë ujë rubineti. Por jo shumë njerëz e dinë në fakt...

Ndjekësit kur i shohin të pasmet e Kallashit thonë “mashallah”

1 orë më parë

Kallashi nuk është se po poston shpesh imazhe në Instagam, mirëpo sa herë që poston rikthehet vëmendje tek ajo. Momentalisht...

MË TË LEXUARAT

Geogrina Rodriguez rikthehet në tapetin e kuq pas lindjes me një paraqitje të mahnitshme

A është më e rrezikshme Lia e Majmunëve apo Covidi dhe kush duhet të paraqitet në Infektivë? Flet Infektologu Arben Vishaj

Arbana nis pushimet me familje në Greqi

Turizmi, bie numri i kosovarëve që ia mësyjnë Shqipërisë

E pabesueshme sa shumë ngjan Megi Pojani me Kim Kardashian, në imazhet e postuara së fundmi

Gjilan: Gjendet i vdekur roja i një objekti, Policia nis hetimet

 ‘Eurokoha‘- lider ndër agjencitë turistike

Robert Berisha “rikthehet” në konvikt pas izolimit nga coronavirusi, kësaj radhe për çfarë?

Antonela ja turbullon Beatrixes

Dyshja Loredana Zefi dhe Celine publikojnë këngën e re “Ballade”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint