Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Veterineri kosovar sqaron diçka me rëndësi për qentë dhe koronavirusin

nga Revista Kosovarja

Dikur kafshët i kanë shërbyer njeriut, e sot, duket sikur njeriu i shërben kafshëve.

Mbajmë në shtëpitë tona qen e mace që i trajtojmë si të ishin anëtarët tanë të familjes dhe në kompensim të kësaj nuk kërkojmë të na ruajnë oborrin, të bëjnë diçka për ne, por thjeshtë të na bëjnë shoqëri.

Edhe në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i njerëzve që kanë kafshë shtëpiake, sidomos qen. Roli i veterinerit për pronaret e kafshëve, është i jashtëzakonshëm gjithmonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ne, “Forever Young” në “Radio vala Rinore”, është krijuar një lidhje direkte me veterinerin Haki Vllasa, me të cilin është folur për shëndetin e kafshëve në kohën e pandemisë.

Vllasa, ka treguar se ka pasur një shqetësim të madh nga pronarët e qenve, të cilët kërkonin vaksinë kundër infektimit të kafshës së tyre. “Ne, jemi munduar tu sqarojmë se nuk ka vaksinë, por ata këmbëngulnin që duhet të ketë diçka për ti imunizuar. Në fakt, këtu ndikoj edhe një deklaratë që u lëshua”, ka thënë veterineri prishtinas.
Ai, ka shtuar se në këto kohë pandemie duhet të kihet shumë kujdes rreth higjienës së qenve, pasi ata gjatë shëtitjes mund të kenë kontakt me gjëra të kontaminuara.

“Para futjes në banesë apo shtëpi, pastroni mirë pjesën e gojës së qenit me ujë, por edhe me letra higjenike antibakteriale. Njëjtë veproni edhe me putrat e tyre dhe kështu do të mënjanoni çdo lloj rreziku” , ka porositur veterineri Haki Vllasa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]