Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetëvritet aktori i famshëm

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur, Dave Courtney, i ka dhënë fund jetës së tij. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilin e kanë gjetur të vrarë në banesë. Vitet e fundit, ai vuante nga kanceri dhe artriti.

Courtney, i njohur ndryshe dhe si gangsteri i Londrës, një ish-anëtar i Bandës Richardson , u gjet i vetëvrarë i në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead.

Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u bë publik nga familjarët në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ndërsa në një postim të dytë ata tregojnë se ai zgjodhi këtë rrugë për mos qenë barrë për familjen.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Dave Courtney në moshën 64-vjeçare. Dave u nda nga jeta në mënyrë tragjike në orët e para të së dielës më 22 tetor, me një armë zjarri në shtëpinë e tij në Camelot Castle në Plumstead”- shkruhej në “Instagram”.

“Detajet rreth organizimit të funeralit do të jepen në kohën e duhur. Familja e tij kërkon respekt gjatë kësaj periudhe zie”, shkruhet më tej në postimin e hedhur nga familjarët në rrjetin e tij social.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]