Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetëvritet një grua në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Një grua nga Gjakova është gjetur sot pa shenja jete. E njëjta është gjetur nga familjarët e saj e varur në banjon e banesës, rreth orës 11:00.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas Gjurkajt, vetëvrasja dyshohet të jetë kryer duke u varur me një shall.

Poashtu theksohet se e njëjta ishte duke vuajtur nga depresioni dhe ka qenë në terapi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot me datë 11.04.2022 rreth orës 11:00, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar njoftim se në rrugën “Marin Barleti”, është gjetur nga familjarët një person i gjinisë femër e varur në banjon e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall. Sipas tyre e njëjta ka qenë duke vuajtur nga depresioni dhe ka qenë në terapi”, theksoi Gjurkaj.

Poashtu është thënë se në vendin e ngjarjes kanë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]