Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Video ekskluzive nga Kuvendi: Gjyshincën nuk e kishte prekur kush me dorë

nga Revista Kosovarja

Janë siguruar pamje të kamerave nga korridori i Kuvendit të Kosovës, aty ku dje u pretendua nga Lëvizja Vetëvendosje se dy deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi, sulmuan fizikisht deputetin e tyre, Gazmend Gjyshinca.

Mbi artikull

Sipas deputetit të VV’së, ata i kanë shkaktuar edhe lëndime fizike, të cilat tha se mund t’i dëshmojë me raportin e mjekëve. Por, në bazë të videove të siguruara, shihet se aty s’ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e ku ishte thirrur për raportim Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kishte kaluar me tensione mes deputetëve.

Kryesisht, akuza e kundër-akuza kishin shkëmbyer deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi me deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincën.

Moneytizer Paragrafi 4

Tensioni kishte vazhduar edhe pasi që ishte mbyllur mbledhja e Komisionit.

Lëvizja Vetëvendosje thirri konferencë të jashtëzakonshme për media, pas mbledhjes, në të cilën folën Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca, përderisa në sfond të tyre ndodhej një auto-ambulancë.

Autoambulanca ishte thirrur nga Grupi Parlamentar i VV’së për t’i dhënë ndihëmën e parë deputetit Gjyshinca.

Sipas deputetëve të VV’së, pas mbledhjes, Kujtim Shala e Arben Gashi kanë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca. Madje, ata thanë se për ta dëshmuar këtë dhunë mbi krahun e djathtë të deputetit, kanë dëshmi të mjekëve.

Kjo u demantua pas disa orëve nga Shala e Gashi, por megjithatë, kjo ngjarje u bë ngjarja kryesore e ditës së djeshme.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë këtë video, ku shihet momenti i përplasjes verbale mes deputetëve, por në asnjë moment nuk duket që dikush ta ketë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca.

Ajo që shihet është se pasi që Gjyshinca del nga salla e mbledhjes së Komisionit, Kujtim Shala i afrohet me shpejtësi duke i thënë diçka, por jo duke e sulmuar fizikisht. Pastaj aty bëhet rrëmujë dhe deputetët e LDK’së, Kujtim Shala, Arben Gashi e Doruntinë Maloku largohen nga korridori; aty ku ata po prisnin për ta takuar Alush Gashin, Këshilltarin e Kryeministrit Hoti.

Shikojeni pamjet.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/632064971066273/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]