Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

VIDEO – Nuk janë dasmorë, por maturantë

nga Revista Kosovarja

Tashmë veçse ka filluar të ndihet rrugëve thuajse gjithandej atmosfera e krijuar nga maturantët, të cilët shumë shpejt
përfundojnë shkollën e mesme.

Mbi artikull

Pikërisht, duke parakaluar me vetura, nën tingujt e borive, muzikës dhe daljes në dritare ata u panë në qendër të Prishtinës teksa shfaqën gëzimin e tyre, po sikur dasmorë, shkruan Kosovarja.

Nga ana tjetër, këto parakalime mund të jenë edhe të rrezikshme, marrë parasysh sidomos trafikun e dendur në kryeqytet.

Sidoqoftë, pavarësisht festimeve dhe organizimeve që po bëhen, për maturantët mbetet moment i vështirë ndarja, ku shpesh herë përcillet me lot, përqafime lamtumirëse, ku përjetimet e tyre do të qëndrojnë të pashlyera.

Moneytizer Paragrafi 4