Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vidhen pajisje mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare

nga Revista Kosovarja

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Kushtovë

Mbi artikull

Përmes një komunikate për media, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore.

“Në këtë gjendje pandemie ku e gjithë vëmendja është drejt luftimit të virusit COVID-19, disa persona të papërgjegjshëm dhe të panjohur kanë thyer për dy ditë radhazi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tunel të Parë dhe në Koshtovë të Mitrovicës. Me këtë rast në këto dy qendra janë shkaktuar dëme materiale dhe janë vjedhur disa pajisje mjekësore, dhe për këtë gjë janë duke u marrë organet e rendit dhe ligjit”, theksohet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, bëhet e ditur se drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, ka premtuar se do të kompensohen dëmet e shkaktuara.

Moneytizer Paragrafi 4

“Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka vizituar të dy qendrat në fjalë dhe ka identifikuar dëmet e shkaktuara, duke thënë se këto dëme do të kompensohen me të gjitha pajisjet që mungojnë”, bëhet e ditur në njoftim. /Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]