Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

nga Revista Kosovarja

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje

Mbi artikull

Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kaçanik 10.07.2026-20:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam i xhamisë në Kaçanik, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e xhamisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]