102
Këngëtari i njohur Vigan Bardhi, i njohur me emrin artistik Vig Popa, ka bërë një postim tejet të veçantë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij.
Artisti ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të shprehur dashurinë e tij në publik, shkruan “Kosovarja”.
“Gruaja ime, e vetmja ime, zemra ime. Gëzuar ditëlindjen. Të dua,” është shprehur Vig Popa në një postim që ka prekur ndjekësit.

Ky gjest romantik i këngëtarit ka marrë shumë reagime pozitive dhe komente urimi nga fansat, të cilët vlerësuan lidhjen e fortë mes çiftit.

