Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Viktima në Brezovicë është grua dhe shtetase e huaj

nga Revista Kosovarja

Viktima e cila humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës në Brezovicë, është një 54-vjeçare.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se viktima është grua ndërsa ka nënshtetësi të huaj.

Në momentin kur ka rrëshqitur orteku, ajo ka qenë duke skijuar së bashku me burrin e saj.

Lajmin për vdekjen e gruas e ka konfirmuar pak çaste më parë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Moneytizer Paragrafi 4

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli për IndeksOnline.

Ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do të njoftoheni në kohë reale./IndeksOnline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]