“Beautycenterviola”, është qendra e njohur e bukurisë në Wetzikon të Zvicrës, ku marrin shërbime femrat të cilat duan të duken bukur, të mirëmbahen dhe të shkelqejnë në çdo kohë.
Studio e Viola Gojanit, e lindur në Kosovë, por që prej vitit 2002 jeton dhe vepron në Zvicër, është një nga vendet më ekskluzive të bukurisë, që punon me profesionalizëm të lartë.
Floku është specialiteti i madh i Violes dhe kjo është arsyea më e fortë që e ka bërë të njohur dhe me një klientelë të gjërë. Punon në këtë profesion prej moshës 15 vjeçare, duke i dedikuar shumë kohë, dashuri dhe përkushtim. Viola, punën si profesioniste e fushës së parukerisë, e konsideron një ëndërr të bërë realitet.
“Punën time e bëjë me përkushtim të madh prej 17 vitesh, ndërkaq që 5 vite kam studion time. Teksa punoj më duket sikur pikturoj, andaj nuk ndjej fare lodhjen. Gjërat kur bëhen m3 pasion dhe dashuri, nuk të lodhin asnjëherë”, thotë Viola, rrugëtimi i së ciles është inspirues.
“Beautycenterviola”, ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me flokun, si prerje nga më të ndryshmet, ngjyrosje, drejtim të flokëve me keratin, extensions dhe tretmane për flokë që janë tejet të rëndësishme e cilësore.
Në sallon përherë arrihen rezultate shumë të larta në colorimetri dhe në extension, aty kujdesen që çdo fije floku të shkëlqej dhe rregullohet në perfeksion. Siç kuptojmë, shërbimet më të kërkuara janë ngjyrosjet dhe zgjatja e flokëve, por edhe tretmanet që u kthejnë jetën, volumin dhe shkëlqimin permanent flokëve.
Klientet e “Beautycenterviola”, janë kryesisht femra të huaja, por nuk mungojnë as shqiptaret, që kohët e fundit kanë një interesim më të madh për tu kujdesur për vetën dhe dukjen e jashtme, siç janë të zonjat të kujdesen për shtëpinë dhe familjen.
Viola Gojani është shumë pranë realizimit final të një dëshire të madhe, për të cilen këtë herë nuk mund të flas, por vetëm na jep një indikacion duke treguar se do të jetë diçka që do tiu shërbej shumë mirë frizerëve të rinjë, që mund ti kapërcejnë shumë sfida që hasin në fillimet e tyre në këtë profesion