Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

VIP-at shqiptarë që u kapën MAT, por s’i pranuan lidhjet!

nga Revista Kosovarja

Janë fotografuar në vende të ndryshme, në të njejtën kohë. Shumë portale kanë shkruar për romancë mes tyre, mirëpo ta kenë thënë me gojën e tyre se janë çift, s’ka ndodhur.

Mbi artikull

Ndoshta u ka pëlqyer të luajnë me publikun që të jenë në qendër të mediave rozë, ose ndoshta jetën e tyre private preferojnë ta mbajnë shumë hermetike.

Përhapja masive e rrjeteve sociale ka bërë që kjo jetë e tyre private të mos jetë shumë e tillë, në një farë mënyrë është cënuar. Nisur nga kjo, më poshtë do t’ju sjellim disa nga personazhet e njohur shqiptarë që janë përfolur për një lidhje, por vetë ata s’e kanë pranuar.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Moneytizer Paragrafi 4

Janë fotografuar në Prishtinë, janë fotografuar në të njejtin vend gjatë pushimeve dimërore në Gjermani, por ata s’e kanë pranuar kurrë që janë çift. Kiara është shprehur se me Butrintin ka thjesht një miqësi, ndërsa Butrinti ka thënë që Kiara është shoqja e tij më e mirë në Tiranë.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Prej rreth dy vitesh, Luana përflitet për një lidhje të mundshme me Krenar Çoçaj. Thonë se ku ka zë, nuk është pa gjë, por për Luanën dhe Krenarin s’ka patur thjesht zë, por edhe foto. Çifti në fjalë kanë shkuar bashkë në dasmën e Sarës dhe Ledionit në Itali, në pushimet dimërore ishin bashkë në Zvicër, së bashku me Marinën dhe Getoarin. Po ashtu edhe në Maldive, madje në ditëlindjen e Luanës, Krenari ishte i pranishëm. E si të mos mjaftojnë të gjithë këto, ata janë fotografuar disa herë në studio dhe koncerte të ndryshme të Luanës, e mbi të gjitha moderatorja ndjek të ëmën e biznesmenit kosovar në Instagram dhe i reklamon bizneset e tij. Ne jemi të bindur që ata janë çift, por deri sa ta thonë vetë, s’kemi ç’bëjmë.

Flori Mumajesi me Fifin dhe Kejsi Tolën

Triumfi i Flori Mumajesit në “Kënga Magjike” para dy vitesh, e mbajti atë për disa ditë me radhë në qendër të mediave rozë. Fillimisht u komentua për një lidhje me Fifin, për shkak se shfaqeshin shumë shpesh dhe të afërt në studio, madje shtonin dyshimet me “lojërat” që bënë në emisionin e Luanës. Mirëpo, Fifi tha fjalët më të mira për Florin, të cilin e quajti inspirim dhe u shpreh se mes tyre s’ka asgjë më tepër se miqësi e mirë. Së fundmi, këngëtarja kosovare ka zbuluar se është në një lidhje, me një personazh jopublik, të cilin e do shumë.

Por, teksa përflitej për një romancë me Fifin, një emër tjetër që u përmend nga portalet ishte Kejsi Tola. Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto zëra, duke thënë që e ka thjesht shok.

Young Zerka dhe Ronela Hajati

Nëse ka dy personazhe që kanë luajtur “macja me miun” me portalet rozë, ata janë pikërisht Ronela Hajati dhe Young Zerka. Të gjithë i konsideronin çift, por ata herë thonin që janë të lumtur, herë që janë ndarë dhe të themi të drejtën, s’dimë nga t’ia nisim të tregojmë se sa shumë është shkruar për ta.

Pyetja më e zakonshme që u është bërë në emisione të ndryshme, është ajo nëse janë në një lidhje, por një “PO” se kemi dëgjuar kurrë.

Kemi harruar ndonjë tjetër?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

slot toto

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k