69
Nga qyteti i Ulqinit, u bë lajm një dekorim i çuditshëm – në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, ata shkruan shumë më larg, në vitin 2202.
E krejt ky sherr sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiut, ka ardhur nga fëmijët e qytetit.
Sipas tij disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por që tash gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.
“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu.