Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Viti: Fermerit i digjet stalla me 42 dele brenda

nga Revista Kosovarja

Një fermer është dëmtuar rëndë nga zjarret e sotme në Stubëll të Vitisë.

Mbi artikull

Atij i është djegur stalla me 42 dele brenda.

Tek i dëmtuari shkoi për vizitë kryetari i komunës, Sokol Haliti.

“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku me 42 dele, në një ngjarje tragjike që ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe emocionale për familjen.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti ishte i shoqëruar nga Komandanti i Policisë, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Bujqësisë, të cilët reaguan menjëherë për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmën e parë në terren.

Kryetari Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij, duke theksuar se Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë.

Kryetari gjithashtu falënderoi njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe” thuhet në njoftimin e komunës.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]