Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vitia i uron shërim të shpejtë Kusari-Lilës, bën thirrje të shtohen kontrollat për mamografi

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Mbi artikull

Në një postim në Facebook, ai bëri thirrje që të gjitha vajzat dhe gratë të kenë sa më shumë kontrolla për identifikim të hershëm të kancerit të gjirit.

“Shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot!”

“Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka thënë Vitia.