fbpx

Vjedhja e 2.1 milionë eurove të shtetit, mësohet shuma e parave që janë gjetur deri tash

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit, janë ngrirë 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i (LDA Group Sh.p,k).

“Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, njofton prokuroria.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Dy persona gjenden në paraburgim për veprat penale “ Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “Shpëlarja e parave”, lidhur me veprën penale “Pastrimi i parave” për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se janë duke vijuar veprimet hetimore shumë dimensionale, duke përfshirë edhe institucionet dhe njësitë si: Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), Policia e Kosovës-Departamenti për Hetimin e Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), etj.

Deri më tani janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave.

Gjithashtu, ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i (LDA Group Sh.p,k).

Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro.

Në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit.

Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kemi bërë dy (2) kërkesa adresuar autoriteteve të Republikës së Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 euro, të realizuara nga llogaria e LDA Group Sh.p,k, në pronësi të të pandehurit K.Sh, në llogarinë e një biznesi me seli në Republikën e Turqisë. Është kërkuar ngrirja e llogarisë së identifikuar, është bërë identifikimi i bartësit/pronarit të llogarisë, personat e autorizuar, janë shikuar pasqyrat e transaksioneve.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]