Rastet e dhunës në familjet kosovare janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në një familje në Pejë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një grua e cila e ka denoncuar në Polici babain e bashkëshortit, vjehrrin e saj.
Mësohet se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrri i saj ka ushtruar dhunë psikike e fizike, duke e kapur për fyti, me ç’rast i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh. Gjithçka dyshohet se ndodhi për një akullore që i dyshuari ia kishte blerë nipit dhe aty kishte plasur sherri me nusen.
closevolume_off
Për pasojë, ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë, duke e raportuar të dyshuarin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar në shtëpinë e burrit.