Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vjen foto e parë e Adrian Gaxhës me fëmijën e tij

nga Revista Kosovarja

Ndoshta kanë kaluar disa muaj që kur u bë baba për herë të parë, por Adrian Gaxha ka vendosur vetëm tani të ndajë me ndjekësit e tij pamjen e parë të fëmijës.

Mbi artikull

Ai ka publikuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurin, duke zbuluar kështu portretin e tij për publikun.

Megjithëse vetë Adriani nuk e pati publikuar drejtpërdrejt gjininë apo emrin e të voglit, detajet u zbuluan shpejt nga komentet e familjarëve në rrjetet sociale.

Në një nga komentet e të afërmve, shoqëruar me zemra të kaltra, la të nënkuptohet se fëmija është djalë dhe mban emrin e veçantë Leonardo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se Adriani dhe partnerja e tij, Sidorela, kurorëzuan lidhjen e tyre shumëvjeçare me martesë në muajin shkurt të këtij viti, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni private.

Vetëm pak muaj më vonë, në muajin maj, çifti u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]