Modelja dhe aktorja e njohur Shay Mitchell është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo për “People”.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë para dy javësh, mirëpo emrin e saj nuk e ka zbuluar ende. Shay ka gjithashtu një djalë 2 vjeçar, Atlas Noa, me partnerin Matte Babel.
Modelja dhe Matte janë lidhur që në vitin 2017 dhe që nga ai moment kanë qenë të pandarë.