Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vjen reagimi i LDK-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse ku i dha të drejtë VV-së.Nga ky subjekt kanë bërë me dije se respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbi artikull

Ata kanë thënë se seanca e thirrur për nesër do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, deri më 29 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e vendosur që, si edhe deri më tani, të respektojë në tërësi këtë vendim.LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.

Moneytizer Paragrafi 4

LDK-ja mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re.LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2465707447073850

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]