Vjollca Buqaj është këngëtare e njohur, e cila i ka qëndruar besnike këngës së mirëfilltë shqipe.
Fillet e para të karrierës së saj, shënohen si anëtare në Ansamblin “Azem Bejta”. Ka disa kaseta të inçizuara, kryesisht me këngë folklorike, ku si shoqërues instrumental e ka pasur dhe e ka Shaqir Hotin, shkruan “Kosovarja”.
Vjollca ka bashkëpunuar me këngëtarë të suksesshëm, siç janë: Ilir Shaqiri, Violeta Kajtazi, Nikollë Nikprelaj, e shumë të tjerë, me të cilët ka realizuar potpuri këngësh folklorike e popullore.
Ajo i ka kënduar dashurisë, heroizmit, gëzimeve familjare etj.
Së fundi është bërë gjyshe dhe gjyshe më simpatike rrallë keni parë.